Sport TV Shqip

Tuesday, June 17, 2014

Didier Drogba i ka njoftuar drejtuesit e Juventusit se akoma është i interesuar që të kalojë te Zonja e Vjetër.

Bisedimet ndërmjet sulmuesit nga Bregu i Fildishtë dhe Bianconerëvë kanë ngecur, mirëpo veterani dëshiron ta veshë fanellën bardhezi.
36-vjeçari u ka dërguar SMS zyrtarëve të Juves gjatë vikendit për t’i siguruar se ata mbeten prioritet në zgjedhjet e tij.
Ngecja e bisedimeve ka ndodhur për faktin se Drogba kërkon kontratë dyvjeçare në vlerë prej dy milionë eurosh për sezon.
Ndërkaq, Juvetnusi i ofron kontratë njëvjeçare dhe mund ta negociojë pagën deri në tre milionë euro.