Arsenali ka bërë ofertë fillestare për sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli.
Sipas Mirror, Topçinjtë kanë ofruar 31 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit.
Futbollistit italian i është thënë se mund të largohet nga San Siro, pasi trajneri Filippo Inzaghi ka plane të tjera në mendjen e tij.
Për shërbimet e Balotellit, Arsenali ka konkurrencë të fortë, pasi Monaco po ashtu kërkon ta blejë atë.
Në ndihmë për këtë transferim, Topçinjve do t’u vijë edhe kompania Puma që ka marrëveshje edhe me klubin anglez edhe me lojtarin e Milanit.