Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, ka përgënjeshtruar njoftimet për rikthimin e Pepe Reinas në San Paolo.
Portieri spanjoll ishte i huazuar te klubi italian në sezonin e kaluar dhe një javë më parë deklaroi se mund të luante sërish nën urdhrat e 54-vjeçarit.
“Nuk jemi në kërkim të një portieri”, ka thënë Benitez për faqen e tij zyrtare.
“Rafael, me të cilin kontaktoj vazhdimisht për të monitoruar progresin e tij, Andujar dhe Colombo, janë garanci e tepërt për portën tonë”, ka theksuar trajneri.