Cesc Fabregas ka treguar se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ishte përpjekur që ta pengonte kalimin e tij te Chelsea.
Mesfushori spanjoll në javën e kaluar iu bashkua Bluve për 36 milionë euro, pasi pozita e tij në Camp Nou nuk ishte e mirë.
“Kërkova nga Barcelona që të gjente një mënyrë për mua që të largohesha nga klubi. Presidenti u përpoq ta pengonte shitjen, por unë veçmë kisha vendosur”.
“Atëherë unë bisedova me Andoni Zubizarretan dhe presidentin dhe u thashë se doja të largohesha”, ka treguar 27-vjeçari për Cadena Cope.
Ndryshe, menjëherë pas shitjes së tij, Barcelona lëshoi një kumtesë ku thuhej se arsyeja e shitjes së Cesc ishte sepse forma e tij kishte pësuar rënie sezon pas sezoni.