Chelsea është gati të paguajë shumën e nevojshme për prishjen e kontratës së mbrojtësit të Atletico Madridit, Filipe Luis.
Blutë janë të interesuar që ta transferojnë 28-vjeçarin, mirëpo që të ndodhë kjo duhet paguar klauzola e ndërprerjes së kontratës me klubin spanjoll.
Sipas Daily Mail, Jose Mourinho ua ka dhënë dritën e gjelbër shefave të Chelseat që të paguajnë 26 milionë euro për transferimin e brazilianit.
Në Stamford Bridge, Filipe Luis do të luajë së bashku me Diego Costan dhe Tiagon, të cilët janë pranë kalimit te klubi londinez.