Sport TV Shqip

Tuesday, June 17, 2014

Mats Hummels nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet Manchester Unitedit në të ardhmen, por ka thënë se nuk do të ndodhë këtë verë.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit është në listën e transferimeve të Louis van Gaal, i cili duhet ta forcojë fazën defensive pas largimit të Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic.
“Nuk po mendoj dhe nuk flas rreth asaj çështjeje, sepse është diçka e parëndësishme për mua aktualisht”.
“Ndoshta do të ndodhë një ditë, por nuk pres që të ndodhë këtë verë”, citon The Daily Telegraph fjalët e Hummels.
25-vjeçari u lëndua në fitoren e Gjermanisë (4-0) ndaj Portugalisë, mirëpo ai ka thënë se do t’i nevojiten vetëm disa ditë për t’u shëruar.